Përpara ndeshjeve të Anglisë me Andorrën dhe Senegalin (qershor), Ben White ka konfirmuar se është i gatshëm të rikthehet me “Tre Luanët”.
Në një intervistë të fundit, ai u shpreh se ka biseduar disa herë me trajnerin Thomas Tuchel dhe ndihet i motivuar për rikthimin e tij në kombëtare.
“Jam në dispozicion të ekipit, patjetër. Kam folur disa herë me trajnerin.
Sipas meje, ai është njeri shumë i ndershëm dhe i qartë me ato që thotë”, deklaroi White.
Mbrojtësi i Arsenalit nuk ka luajtur për Anglinë që nga viti 2022.
Arsyet dihen publikisht. Ai kishte probleme personale me ish-trajnerin Gareth Southgate.
27-vjeçari është gati. Këtë sezon ka vuajtur nga dëmtimet, por ka luajtur gjithsej 24 ndeshje për Arsenalin dhe tashmë ndihet mirë.