Serbët çarten, në Novi Pazar brohoritet para Zvezdës: Kosova nuk do të kthehet, tani është shqiptare!

- Bota Sot

Serbët çarten, në Novi Pazar brohoritet para Zvezdës: Kosova nuk do të kthehet, tani është shqiptare!

Tifozët e Novi Pazarit ia kthejnë fuqishëm shovenistëve serbë.

Brohoritje në Sanxhak, në staidumin e Novi Pauarit në ndeshjen kundër Cërvena Zvezdës, i kanë çartur serbët.

Media serbe “Sportal” ka shkruar me nervozizëm mes të tjerash: “Në mes të Serbisë brohoritet Kosova nuk do të kthehet, tani është shqiptare! Tifozët vendas i tejkaluan të gjitha kufijtë duke brohoritur Kosova është pjesë e Shqipërisë.

Në një ndeshje që përfundoi me tensionone dhe barazim 3:3, por edhe me shumë lëvizje të shkëlqyeshme futbolli dhe emocione, 

‘Torcida e Sanxhakut’, një grup i organizuar tifozësh, hodhën fishekzjarre dhe bomba tymi në fushë, për të valëvitur flamuj turq dhe për të ndërprerë ndeshjen disa herë, ata tashmë goditën kufijtë e vendit tonë me një këngë:

“Kosova tani është shqiptare, dëgjoni "Delije", dëgjoni "Grobari", Kosova nuk do të kthehet”, thuhej në tekstin e këngës nga tifozët, e cila u pranua edhe nga palët e tjera të Novi Pazarit dhe nga Stadiumi i Qytetit”.

Nga ana tjetër tifozët famëkeq “Delije” provokuan "Kosova është Serbi" drejt fundit të takimit në Novi Pazar.

Këta famëkeq morën kundërpërgjigje nga vendasit.



Read it all at Bota Sot