Portieri Muslera përshëndetet nga Galatasaray me gol dhe me titull kampioni

- Bota Sot

Portieri Muslera përshëndetet nga Galatasaray me gol dhe me titull kampioni

Portieri i Galatasarayt, Fernando Muslera shënoi gol nga penalltia për ta ndihmuar ekipin e tij në fitoren vendimtare 3:0 ndaj Kayserispor mbrëmë, e cila ia siguroi titullin e kampionit në Superligën turke ekipit nga Stambolli.

Muslera e bëri një veprim të rrallë duke shkuar në zonën kundërshtare në minutën e 89-të.

Atij iu dha penalltia për ta gjuajtur në festën e ekipit vendës derisa rezultati ishte 2:0.

Ky rezultat e ngriti Galatasarayn në kuotën e 89 pikëve pas 34 ndeshjesh, të mjaftueshme për ta mbajtur distancën prej 8 pikësh ndaj Fenerbahçes së Jose Mourinhos, dy ndeshje pa përfunduar sezoni.

Ky në fakt nuk ishte goli i parë i Musleras me ekipin turk.

Ai kishte shënuar nga penalltia edhe në vitin 2012 kundër Manisasporit në ndeshjen e fundit të sezonit të tij debutues me klubin turk.

Dhe, penalltia e mbrëmshme ishte edhe një lloj përshëndetjeje e Musleras me tifozët pasi në fund të këtij sezoni, kur edhe do t’i skadojë kontrata, pas 14 vjetësh qëndrimi, ai do të largohet nga Galatasaray. 



Read it all at Bota Sot