Laporta ia mbyll dyert përfundimisht Nicos

- Bota Sot

Laporta ia mbyll dyert përfundimisht Nicos

Nico Williams ishte bërë njëri prej objektivave kryesorë të Barcelonës në verën e kaluar.

Ylli i Athletic Bilbaos kishte shkëlqyer bashkë me Lamine Yamalin në Euro 2024, të cilin e kishin fituar me Spanjën, prandaj edhe gjiganti katalunas po synonte t’i bënte ata bashkë edhe në nivel klubi.

Por, në fund ky transfer nuk u realizua dhe tifozët e Barçës shpresonin që një gjë e tillë do të ndodhte në verën që po vjen.

Sidoqoftë, të gjithë dyert e një transferimi eventual të Nicos tek kampioni i freskët i Spanjës janë mbyllur përfundimisht pas deklaratave të kreut të klubit, Joan Laporta.

“Ne do të kërkojmë lojtarë të tjerë. Ne e vlerësuam Nicon si transferim potencial verën e kaluar bashkë me Dani Olmon, por tash jemi duke vlerësuar e shikuar lojtarë të tjerë”, deklaroi kreu i klubit katalunas, duke ia mbyllur dyert yllit të Athletic Bilbaos

Top-klubet e Premierligës e kanë ende objektiv yllin e Euro 2024. 



Read it all at Bota Sot