Partizani i është futur punës që tani për të formuar një ekip që mund të konkurrojë për fitimin e titullit kampion në Shqipëri. Së fundmi, në kampin e “demave të kuq” mund të vijë largimi i një prej lojtarëve.
Bëhet fjalë për Joseph Mitongon, i cili me shumë gjasa nuk do të vazhdojë për Partizanin. Mesfushori 19-vjeçar i huazuar me të drejtë blerjeje nga Fortuna du Mfou, nuk do të blihet përfundimisht nga “demat e kuq”.
Mintongo nuk ka arritur pritshmëritë e duhura në “Arenën e Demave” dhe do të rikthehet sërish në skuadrën kamerunase.
Me ekipin e parë të Partizanit, mesfushorin 19-vjeçar ka zhvilluar tre paraqitje në Superiore dhe një në Kupën e Shqipërisë.
Ajo e fundit në kampionat ishte në derbin e kryeqytetit ndaj Tiranës ku nisi si titullar, por Gega e zëvendësoi që në pjesën e parë..