Pepe Reina ka njoftuar tërheqjen nga futbolli i luajtur në moshën 42-vjeçare.
Portieri i Comos, kampion bote me Spanjën në 2010 dhe dy herë kampion Europe në 2008 dhe 2012, njoftoi tërheqjen e tij:
“Tani përfundon një karrierë që ka qenë shumë e bukur, një jetë e plotë:
Ndihem shumë me fat nëse shikoj prapa dhe vëzhgoj gjithçka që kam përjetuar”.
Reina ka bërë mbi 950 paraqitje në karrierë me shumë klube të rëndësishme si Barcelona, Liverpul, Bayern, Napoli dhe Lazio. Fitorja në Kupën e Botës 2010 me Spanjën dhe dy Kampionatet Evropiane të fituara në 2008 dhe 2012. Me Napolin ai fitoi një Kupë të Italisë, me Liverpulin një Superkupë Evropiane, një Kupë FA, një Community Shield dhe një Kupë Lige. Me Bayernin triumfoi në Bundesligë.