Kritika të ashpra

- Bota Sot

Kritika të ashpra

Ish-lojtari legjendar i Barçës, Lobo Karrasko, i cili luajti për Barcelonën nga viti 1978 deri në vitin 1989, kritikoi përsëri portierin polak Vojçek Shezni për zakonin e tij të tymosjes së duhanit.

Polaku e përsëriti këtë pasi Barça fitoi titullin kampion në La Liga, si dhe gjatë festimeve me ekipin me autobusin e hapur.

“Për mua, ajo çfarë përçon Shezni te të tjerët, është një imazh i keq.

Të jesh i rrethuar nga atletë kudo… Kur shoh dikë të tillë, shoh një person të sëmurë”, e kritikoi ashpër ish-futbollisti 66- vjeçar portierin aktual të katalanasve.

Më tej ai vazhdoi në ligjëratën e tij: “Më falni që jam kaq i ashpër, por ata janë thjesht njerëz të sëmurë dhe ne duhet t’i ndihmojmë”.



Read it all at Bota Sot