Daulina Osmani tregon vlerën e investimeve: Gjithçka gati! Stadiumi i Gjilanit po fillon punimet

- Bota Sot

Daulina Osmani tregon vlerën e investimeve: Gjithçka gati! Stadiumi i Gjilanit po fillon punimet

Zëvendësministrja e Ministrisl, Kulturës, Rinisë dhe Sportit të Kosovës, Daulina Osmani, jep lajmin e madh për komunën e Gjilanit.

Gjilani së shpejti do të bëhet me stadium modern. 

“Gjithçka gati! Stadiumi i Gjilanit po fillon punimet.

Sot është nënshkruar kontrata me operatorin ekonomik për ndërtimin e stadiumit të qytetit në Gjilan. Vlera e investimit është 12,783,110 milionë euro.

Ky stadium nuk është thjesht një projekt infrastrukturor për Gjilanin, por është pjesë e identitetit të qytetit. Një hapësirë ku gjenerata të tëra janë lidhur me futbollin, emocionin, pasionin dhe historinë.

Pas shumë vitesh ndalesa, mungesë serioziteti dhe profesionalizmi, punimet nisin tash dhe pritet të përfundojnë brenda 24 muajve.

Projekti ka hyrë në binarë të qartë dhe do të ndiqet me përkushtim nga MKRS dhe të gjithë akterët përkatës.

Faleminderit secilit individ, zyrtar shtetëror, komunitetit të futbollit dhe tifozëve për angazhimin dhe këmbënguljen e tyre në realizimin e këtij projekti”, ka shkruaar Osmani në profilin e saj në facebook.



Read it all at Bota Sot