Presidenti i Barcelonës , Joan Laporta, ndau informacione rreth situatës aktuale financiare të klubit.
Sipas tij, këtë sezon klubi do të ketë të ardhura prej 950 milionë eurosh. Ai shprehu besim se klubi do të respektonte rregullin e barazimit 1:1 të La Ligës.
Të ardhurat që do të hyjnë në klub do të jenë 950 milionë euro, që është pothuajse një miliard euro. Jam i bindur se do të jemi brenda rregullave të fair-play-t financiar kur bëhet fjalë për pagat dhe buxhetin e transferimeve”, tha Laporta në një intervistë me TV3.
“Këtë verë do të ketë ndryshime në ekipin tonë.
Do ta forcojmë veten sepse rivalët tanë do të bëjnë të njëjtën gjë pasi të shohin se kemi ekipin më të mirë”, shtoi ai.
“Së pari do t’ua rinovojmë kontratat të gjithë lojtarëve që duam dhe më pas do të fillojmë të tërheqim lojtarë të rinj. Kemi rënë dakord për gjithçka me Lamine Yamal, ai tashmë e ka pranuar ofertën tonë.
Po presim vetëm 13 korrikun, kur ai do të mbushë 18 vjeç, në mënyrë që të mund të nënshkruajë”, tha Laporta.