Barcelona ka njoftuar datën se kur do të rikthehet për të luajtur në “Camp Nou” pas dy vitesh punime.
Do të jetë data 10 gusht me rastin e trofeut tradicional Joan Gamper, një ndeshje miqësore që i paraprin fillimit të kampionatit.
Këtë e ka bërë të ditur presidenti i klubit Joan Laporta gjatë një interviste televizive. Barcelona ka luajtur në stadiumin Olimpik të qytetit për dy vjet dhe fitoi La Ligën atje këtë sezon.
Objektivi fillestar ishte një rikthim në nëntor 2024 në një stadium pjesërisht të kompletuar.
Megjithatë, në shkurt, Barcelona tha se shpresonte të luante ndeshje në Camp Nou më vonë këtë sezon me 60,000 shikues. Në fund, klubi vendosi të përfundojë sezonin në Monjuic, duke u kthyer në Camp Nou direkt për sezonin 2025/26.