Kur kanë mbetur edhe 90 minuta nga fundi i Serisë A, verdiktet përfundimtare janë të gjithë ende për t’u shkruar.
Kush do ta fitojë titullin mes Napolit dhe Interit? Kush do ta zërë vendin e fundit të vlefshëm për Champions-in mes Juventusit, Romës dhe Lacios?
Kush do të bjerë në Serinë B bashkë me Monzën? “Gazzetta dello Sport” ka bërë disa llogari për të kuptuar më qartë se çfarë duhet për Interin dhe për Napolin.
Napoli është 79 pikë, ndërsa Interi 78. Mes Kontes dhe Inzagit është vetëm një pikë diferencë në favor të napolitanëve, kur ka mbetur edhe një ndeshje nga fundi.
Në javën e 38-të, Napoli do të luajë në shtëpi përballë Kaljarit, që është matematikisht i shpëtuar, ndërsa zikaltrit në transfertë me Komon që e ka siguruar vendin e dhjetë.
Napoli do të shpallet kampion i Italisë në rast se fiton ndeshjen kundër Kaljarit. Kjo është më e thjeshta.
Konte mundet që të triumfojë edhe në rast se barazon dhe Interi nuk fiton kundër Komos.
Ekziston edhe mundësia e fitores së titullit me humbje të Napolit, në rast se humbasin edhe zikaltrit.
Llogaritë për Interin janë më të thjeshta dhe nuk ka shumë opsione.
Zikaltrit duhet të fitojnë ndeshjen e tyre me Komon dhe të shpresojnë që Napoli të mos fitojë me Kaljarin.
Por të dyja skuadrat do të shkonin në një ndeshje shtesë finale për titullin kampion në rast se Napoli humbet me Kaljarin dhe Interi barazon me Komon.
Gjithçka është e hapur, edhe pse Napoli është më i avantazhuar.