Nedim Bajrami ka përfunduar sezonin e tij të parë me Rejnxhërsin në mënyrën më të vështirë të mundshme.
Pas një kalimi me shpresa të mëdha në skuadrën e madhe të Skocisë, mesfushori i Kombëtares së Shqipërisë, ka kaluar një vit të komplikuar, i cili e ka lënë me shumë pikëpyetje për të ardhmen e tij.
Mediat në Skoci raportojnë se Bajrami do të largohet në merkaton e verës, edhe pse është ende në kontratë me Rejnxhërsin.
Mediat raportojnë se Nedim Bajrami ka mundësi të largohet nga Skocia në merkaton e ardhshme të janarit, dhe ka dy mundësi që duken më të mundshme për të ardhmen e tij: një rikthim në Serinë A, kampionatin italian që ai e njeh mirë, dhe një mundësi e mundshme për të kaluar në Bundesliga.