Llapi nuk i druhet Prishtinës, kërkon Kupën dhe daljen në Evropë

- Bota Sot

Llapi nuk i druhet Prishtinës, kërkon Kupën dhe daljen në Evropë

Llapi i Podujevës ka bërë të gjitha përgatitjet për finalen e  madhe të Kupës së Kosovës që do të luhet nesër në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.

Llapi synon trofeun e Kupës dhe daljen në Evropë.

Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka gati ekipin për finalen e madhe.

“Ultras legjendat gati për spektakël! 

Ata nuk mungojnë kurrë në betejat e mëdha! 

Ultras Legjendat janë gati për udhëtimin e sezonit – drejt stadiumit “Fadil Vokrri”, ku këtë të enjte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës

Atmosfera është ndezur, flamujt janë gati, “ushtria” jonë është gati për spektakël.

Ky është momenti që bashkë të shkruajmë historinë! 

Bashkohuni me Legjendat për krenarinë e qytetit – KF Llapi”, ka shkruar në faqen e KF Llapit.



Read it all at Bota Sot