Llapi i Podujevës ka bërë të gjitha përgatitjet për finalen e madhe të Kupës së Kosovës që do të luhet nesër në orën 20.00 në stadiumin “Fadil Vokrri” në Prishtinë.
Llapi synon trofeun e Kupës dhe daljen në Evropë.
Kryetrajneri i Llapit, Tahir Batatina, ka gati ekipin për finalen e madhe.
“Ultras legjendat gati për spektakël!
Ata nuk mungojnë kurrë në betejat e mëdha!
Ultras Legjendat janë gati për udhëtimin e sezonit – drejt stadiumit “Fadil Vokrri”, ku këtë të enjte zhvillohet finalja e madhe e Kupës së Kosovës
Atmosfera është ndezur, flamujt janë gati, “ushtria” jonë është gati për spektakël.
Ky është momenti që bashkë të shkruajmë historinë!
Bashkohuni me Legjendat për krenarinë e qytetit – KF Llapi”, ka shkruar në faqen e KF Llapit.