Izraeli u trondit të marten pasi u dha lajmi për vdekjen e futbollistit të kombëtarës Gadi Kinda.
Ai vdiq në moshën 31 vjeçare.
Lajmi për vdekjen e tij u bë i ditur nga Maccabi Haifa, për të cilin ai kishte luajtur që nga janari i vitit të kaluar, dhe i dha fund karrierës së tij për shkak se po luftonte me një sëmundje të rëndë.
“Klubi i Futbollit Maccabi Haifa mban zi për vdekjen e lojtarit të ekipit, Gadi Raphael Kinda, i cili ndërroi jetë në moshën 31 vjeç. Familja Maccabi Haifa përqafon familjen Kinda dhe lutet që ata të mos përjetojnë më pikëllim. I bekuar qoftë kujtimi i tij”, thuhet në njoftim.
31 vjeçari kohën e fundit u shtrua edhe në spital “duke kaluar nëpër një betejë të ndërlikuar mjekësore në javët e fundit dhe tani e ka humbur betejën për jetën.
I njëjti kishte luajtur deri më 9 mars në humbjen ndaj Ashdodit me rezultat 2:1.
Po ashtu, ai ka bërë gjithashtu dhjetë paraqitje për ekipin e parë kombëtar izraelit, e fundit prej të cilave ishte vitin e kaluar.