Anglia do të jetë vendi i parë në botë që do të nisë vaksinimin e njerëzve kundër infeksionit seksual të transmetueshëm gonorre.
Vaksina nuk do të jetë e disponueshme për të gjithë.
Fokusimi do të jetë kryesisht te burrat homoseksualë dhe biseksualë me histori partnerësh seksualë të shumtë ose me infeksione të transmetueshme seksualisht.
Vaksina është 30-40% efektive, por spitali kombëtar britanik, shpreson se do të ndihmojë në uljen e numrit të rritjes së infeksioneve.
Në vitin 2023, u regjistruan më shumë se 85,000 raste, numri më i lartë që nga fillimi i regjistrimeve në vitin 1918