Carvajal e mirëpret Alexander-Arnoldin: Frikë?

- Bota Sot

Carvajal e mirëpret Alexander-Arnoldin: Frikë?

Ikona e Real Madridit, Dani Carvajal është i gatshëm të rikthehet pas lëndimit të rëndë që e kishte pësuar në gju, e i cili e kishte detyruar të qëndronte jashtë fushës së blertë që nga nëntori i vitit të kaluar.

Mbrojtësi spanjoll synon të luajë në Botërorin e Klubeve, ndërsa në konferencë për shtyp ka folur sot prapë si lider i grupit, duke i mirëpritur madje edhe përforcimet që i bënë së fundmi “Los Blancos ”.

Kur u pyet për dy përforcimet e madrilenëve, Dean Huijsen, i cili tashmë u zyrtarizua, dhe Trent Alexander-Arnold, një përforcim që tashmë mund të konsiderohet si punë e kryer, përfaqësuesi spanjoll u përgjigj:

“A kam frikë nga Trent Alexander-Arnold? Nuk është ende zyrtare, por duket se do të bëhet. Nuk po flasim për frikë këtu, do të jemi shokë të skuadrës. Konkurrenca i përmirëson që të dy dhe i nxjerr më të mirat nga secili prej nesh”, shpjegoi Carvajal.

“Transferimi i Dean Huijsen? Nuk kemi folur ende me të, ka luajtur sot… Është një përforcim i shkëlqyer dhe një lojtar i mirë. Do t’i urojmë mirëseardhje dhe do të na ndihmojë shumë”, vazhdoi mbrojtësi i djathtë. 



Read it all at Bota Sot