Blerim Krasniqi nuk e tradhton Dritën

- Bota Sot

Blerim Krasniqi nuk e tradhton Dritën

Futbollisti Blerim Krasniqi nuk e ka tradhtuar Dritën por i mbetet besnik edhe për edicionin e ri.

Krasniqi mbetet pjesë e kampionit të ri që ka synime të mëdha në kualifikueset për Champions League.

“Blerim Krasniqi mbetet kampion!

Kemi kënaqësinë të ju njoftojmë që kemi arritur të vazhdojmë bashkëpunimin me sulmuesin tonë Blerim Krasniqin dhe ta ruajmë dyshen e sulmit kampion. 

Zyrtarizimi është bërë në ambientet e klubit nga drejtori sportiv i klubit z. Valon Zymberi, i cili i uroi suksese në synimet tona të përbashkëta.

Krasniqi është pjesë e klubit tash e dy vite dhe do te jetë me klubin edhe për tre vite të ardhshme.

Paq fat Blerim”, njofton FC Drita.



Read it all at Bota Sot