Kallas: BE do ta ndihmojë Radion Evropa e Lirë të mbijetojë

- Bota Sot

Kallas: BE do ta ndihmojë Radion Evropa e Lirë të mbijetojë

Shefja e diplomacisë evropiane Kaja Kallas njoftoi se BE-ja po përgatit një kontratë prej 5.5 milionë euro me European Endowment for Democracy për të mbështetur punën e Radios Evropa e Lirë.

Mbrëmë, pas mbledhjes së Këshillit të Punëve të Jashtme të BE-së në Bruksel, Kallas theksoi se gazetaria e pavarur është më e rëndësishme se kurrë.

"Ky është një financim afatshkurtër emergjent i destinuar për një rrjet sigurie për gazetarinë e pavarur," vuri në dukje Kalas.

Brukseli vendosi të ndihmojë Radion Evropa e Lirë pasi administrata e presidentit amerikan Donald Trump ndërpreu grantet. Tani, avokatët e Radios Evropa e Lirë po luftojnë administratën amerikane në gjykatë.

Kallas tha se BE nuk do të jetë në gjendje të mbushë boshllëkun e financimit të radios në mbarë botën, por se ajo dëshiron të ndihmojë mediumin "të punojë dhe të funksionojë në ato vende që janë fqinjë (BE) dhe që varen shumë nga lajmet që vijnë nga jashtë".

Ajo tha gjithashtu se shpreson që shtetet anëtare të ndihmojnë me më shumë para për të mbështetur Radion Evropa e Lirë në planin afatgjatë.

Selia e Radios Evropa e Lirë është në Uashington, dhe selia e gazetarisë është në Republikën Çeke.



Read it all at Bota Sot