Për herë të parë në histori, gjatë kësaj vere do të organizohet një format i ri i Kupës së Botës për Klube.
32 skuadra do të garojnë, ku për një muaj, nga 14 qershori deri në finalen e madhe me 13 korrik, turne ky që mnahet në Shtetet e Bashkuara të Amerikës.
Shtëpia më e madhe e futbollit në botë, FIFA sot ka zyrtarizuar se klubet pjesëmarrëse në këtë turne do të kenë një afat të parakhshëm të tregut të transferimeve, nga data 1 – 10 qershor.
Por jo vetëm kaq. Klubet pjesëmarrëse do të jenë gjithashtu në gjendje të zëvendësojnë dhe shtojnë lojtarë gjatë një periudhe të kufizuar të garës, nga 27 qershori deri më 3 korrik 2025, brenda një afati të caktuar dhe sipas kufizimeve specifike.
“Një dritare revolucionare transferimesh do t’u lejojë të 32 ekipeve që garojnë në Kupën e Botës për Klube FIFA të nënshkruajnë lojtarë të rinj për turneun. Dritarja speciale do të zgjasë nga 1 deri më 10 qershor 2025. Korniza rregullatore është përshtatur për të barazuar ndryshimet në periudhat e regjistrimit, me një mundësi shtesë për të nënshkruar lojtarë të rinj gjatë turneut pas përfundimit të fazës së grupeve. Kupa e Botës për Klube FIFA do të fillojë më 14 qershor në Miami .
Në përputhje me Rregulloren e Kupës së Botës për Klube FIFA 2025 dhe ndryshimet përkatëse në Rregulloren për Statusin dhe Transferimin e Lojtarëve, të 20 shoqatat anëtare, klubet e të cilave do të marrin pjesë në garën inovative të FIFA-s, kanë konfirmuar hapjen e një afati të jashtëzakonshëm regjistrimi nga 1 deri në 10 qershor për të gjitha klubet e tyre anëtare, në mënyrë që lojtarët e sapo nënshkruar të marrin pjesë në turne. Afati i fundit për dorëzimin e listës përfundimtare të lojtarëve është caktuar për 10 qershor 2025, duke i lejuar secilit klub pjesëmarrës të sjellë në Shtetet e Bashkuara lojtarët e rinj të nënshkruar gjatë kësaj afati të veçantë.
Klubet pjesëmarrëse do të jenë gjithashtu në gjendje të zëvendësojnë dhe shtojnë lojtarë gjatë një periudhe të kufizuar të garës, nga 27 qershori deri më 3 korrik 2025, brenda një afati kohor të caktuar dhe sipas kufizimeve specifike, duke përfshirë kërkesën për të pasur një dritare “standarde” regjistrimi të hapur për klubin në atë kohë. Qëllimi është të inkurajohen klubet dhe lojtarët, kontratat e të cilëve janë gati të skadojnë, të gjejnë një zgjidhje të përshtatshme për të lehtësuar pjesëmarrjen e lojtarëve.
Kjo do të sigurojë pjesëmarrjen e lojtarëve më të mirë dhe do t’u lejojë klubeve të shtojnë nënshkrime të reja edhe gjatë turneut.”, thuhet në njoftim./