Pezullohet gjyqi për vdekjen e Maradonës

- Bota Sot

Pezullohet gjyqi për vdekjen e Maradonës

Pezullohet për një javë gjyqi ndaj mjekëve dhe infermierëve të akuzuar për neglizhencë mjekësore, në vdekjen e Maradonës.

Shkak është bërë hetimi që ka nisur gjykata në Buenos Aires, për rolin e gjyqtares Hulieta Mekintash, e cila dyshohet se shiti të drejtat për të prodhuar një dokumentar gjatë seancave dëgjimore, në gjyqin e Maradonës.

Në një klimë tensioni dhe emocionesh të mëdha, gjyqi për vdekjen e Diego Armando Maradonës, në Buenos Aires, është pezulluar nga kjo e mërkurë, kur i gjithë stafi mjekësor që po kujdesej për yllin argjentinas, ndodhet në bankën e të akuzuarve për vrasje.

Shkak për këtë pezullim është bërë hetimi që ka nisur për një prej gjyqtarëve, pasi akuzohet se kishte autorizuar prodhimin e një dokumentari rreth seancave dëgjimore.

Prokurori Patricio Ferrari ka paraqitur një kërkesë për pezullim të gjyqit deri më 27 maj, ndërsa gjykata po shqyrton rolin e gjyqtares Julieta Makintach, e cila dyshohet se lejoi që të bëhej një dokumentar gjatë gjyqit. Makintach është një nga tre gjyqtarët që po dëgjojnë çështjen dhe ka mohuar çdo shkelje, por prokurori ka argumentuar se “situata kompromenton imazhin e gjyqësorit”.

 Avokatët që përfaqësojnë familjen e Maradonës i janë bashkuar thirrjes së prokurorit për pezullimin e gjyqit. Avokati i dy vajzave të ish-futbollistit, Fernando Burlando, tha se pezullimi i përkohshëm do të sillte “qetësi, plotësi dhe vazhdimësi të procesit”.

Policia ka deklaruar se ka parë një kamera në sallën e gjyqit dhe një zyrtar i gjykatës konfirmoi se prania e saj, ishte miratuar nga Makintach.



Read it all at Bota Sot