Arsenali i ka thënë një 15-vjeçari jashtëzakonisht të talentuar se do të jetë pjesë e skuadrës së parë sezonin e ardhshëm. I riu ka pasur një ndikim të rëndësishëm në seancat stërvitore me ekipin e parë.
Aktualisht, ai është pjesë e kombëtares në Kampionatin Europian U-17 që po zhvillohet në Shqipëri.
Siç raporton “Mirror”, Maks Dauman do të promovohet në skuadrën e parë, me fantazistin që, pavarësisht se teknikisht është një lojtar nën moshën 15 vjeç, ai luajti për U-18 dhe shpesh ishte kapiten i ekipit. Në total ai shënoi 15 gola në 15 ndeshje në ligë, ndërsa dha edhe 5 asiste.
Klubi ka vendosur gjithashtu që ai të jetë në turin e Arsenalit në Azi, ku skuadra e parë do të luajë kundër Milanit, Njukasëllit dhe Totenhemit.