Juventus me “paterica” kërkon në Venezia fitoren që e kualifikon në Champions League

- Bota Sot

Juventus me “paterica” kërkon në Venezia fitoren që e kualifikon në Champions League

Juventus i duhet një fitore në Venezia për të garantuar kualifikimin në Champions League sezonin e ardhshëm pavarësisht rezultateve të rivalëve të tyre. Trajneri Igor Tudor është duke kërkuar fitoren e tij të parë jashtë fushe.

Ai filloi përgatitjet për ndeshjen finale të kampionatit pa Weston McKennie, i detyruar të ndalonte për shkak të një kontuzioni të pësuar ndaj Udinese. Goditja është e dhimbshme, ndaj nuk dihet nëse amerikani do të jetë në fushën ditën e diel.

Në Continassa, besimi mbizotëron veçanërisht sepse McKennie është mësuar të shtrëngojë dhëmbët. Tudor shpreson që ta ketë në dispozicion. Ndërkohë që, Teun Koopmeiners vazhdon garën me kohën.

Ai ka munguar në pesë ndeshjet e fundit të Serisë A për shkak të një inflamacioni të tendinit të Akilit. Situata po përmirësohet, aq sa holandezi nuk i ka hequr ende shpresat për t’u rikuperuar në kohë për të qenë në stol ndaj Venezia.

Trajneri do të vendosë mes të premtes dhe të shtunës bazuar në gjendjen e ish-lojtarit të Atalanta. Kalulu (i pezulluar) dhe tre të munguarit afatgjatë (Bremer, Cabal dhe Milik) nuk janë të disponueshëm.



Read it all at Bota Sot