Buffon: Titulli? Napoli e ka kapur fort

- Bota Sot

Buffon: Titulli? Napoli e ka kapur fort

Gianluigi Buffon, ish-portieri legjendar dhe aktualisht shef i delegacionit të kombëtares italiane, ka komentuar garën për titullin në Serie A gjatë ceremonisë së “Walk of Fame” të CONI-t.

Duke folur për betejën mes Interit dhe Napolit, Buffon u shpreh: “Fundjava e kaluar ishte një pikë kthese. Është një kampionat emocionues dhe nëse do të kishte një tjetër surprizë, do të ishte e pabesueshme. Siç tha edhe Conte, Napoli ka kapur ‘kockën’ dhe nuk do ta lëshojë lehtë”.

Më tej, ai dha edhe një mesazh respekti për Interin: “Komplimente Interit në çdo rast, për atë që ka bërë si në kampionat, ashtu edhe në Champions.

Për finalen e Mynihut kam besim, sepse Inzaghi ka treguar se di t’i përgatitë ndeshjet vendimtare”.

Në fund, Buffon u pyet edhe për një rikthim të mundshëm të Antonio Contes në pankinën e Juventusit:

“Për trajnerë të këtij niveli është normale të lidhen me klube prestigjioze. Sidoqoftë, nuk është gjithçka aq e sigurt sa shkruhet. Sipas meje, Antonio nuk ka zbuluar asgjë dhe është i përqendruar vetëm te përfundimi i misionit të tij me Napolin”.



Read it all at Bota Sot