Franca në frikë për 17 vjeçarin

- Bota Sot

Franca në frikë për 17 vjeçarin

Frikë për Samuel Nibombe.

Talenti i Monacos ka përfunduar në tokë pa ndjenja në finale të Espoirs Challenge mes ekipit Kuq e Bardh dhe Rennesit.

Futbollisti 17 vjeç është shëruar nga mjeku personal me një masazh kardiak dhe u largua nga fusha me një barelë pasi iu rikthye vetëdija.

Pas transportit në spital nuk janë dhënë informata të tjera derisa më vonë klubi mbretëror dha lajme të freskëta për gjendjen shëndetësore të talentit belg.

Në një komunikatë të lëshuar në rrjetet sociale, Monaco njoftoi se mesfushori i ri është mirë.

“AS Monaco ka kënaqësinë t’ju njoftojë se Samuel Nibombé është mirë. E ka kaluar natën në spital, gjendja e tij është stabile dhe lajmet janë pozitive.

Klubi dëshiron ta falënderojë përzemërsisht Federatën Franceze të Futbollit dhe ekipin Stade Rennais për mbështetjen dhe për organizimin e lojës, plus për bashkëpunimin e shkëlqyer të stafeve të të dyja klubeve.

Në fund, klubi ynë dëshiron ta falënderojë secilin prej jush për mesazhet dhe për mbështetjen e dhënë në ditën e djeshme”, shkruan Monaco.



Read it all at Bota Sot