Cristiano Ronaldo, 40 vjeç tashmë dhe në fund karriere më afër se kurrë, mund të largohet nga Al Nassr. Arabia Saudite i ofron miliona, por ai do diçka më shumë, sepse nuk është paraja motivi i tij i jetës.
Kontrata aktuale e CR7 skadon në qershor. Ai nuk pritet të rinovojë. Mbrëmjen e së mërkurës, portugezi luajti ndeshjen e tij të fundit në shtëpi për këtë sezon për Al Nassr. Ai fitoi 2-0 kundër Al Khalee dhe shënoi golin e tij të 34-të sezonal.
Al Nassr është larg pritshmërive. Një tjetër ekip, Al Ittihad, fitoi kampionatin, aty ku luan Mario Mitaj. Ronaldo nuk u rendit më lart se vendi i katërt.
Pas ndeshjes, sulmuesi legjendar u duk qartë se dha sinjalet e lamtumirës. Ai qëndroi para një numri të vogël tifozësh të Al Nassr dhe i duartrokiti, i vetëdijshëm se ajo qe ndeshja e tij e fundit në shtëpi.
Arabia Saudite i ka ofruar 185 milionë euro në sezon, por CR7 i ka refuzuar pa u menduar dy herë. Objektivi i tij është Kupa e Botës dhe po kërkon një klub tjetër.