Rriten tarifat ndaj importeve ruse, Parlamenti Evropian e voton me shumicë vendimin

- Bota Sot

Rriten tarifat ndaj importeve ruse, Parlamenti Evropian e voton me shumicë vendimin

Ligjvënësit evropianë i dhanë të enjten dritën jeshile propozimit për rritjen e tarifave ndaj importeve ruse të plehrave që përdoren në bujqësi.

Me katërqind e njëmbëdhjetë vota pro dhe njëqind kundër, Parlamenti Europian miratoi projektligjin që do të vërë në zbatim tarifat e reja në muajin korrik, të cilat do të rriten gradualisht deri në pikën kur importet ruse të këtyre produkteve të mos kenë më akses në tregun europian në vitin 2028.

“Tre vite pas pushtimit rus të Ukrainës, BE-ja duhet t’i japë fund kontributit në makinerinë ruse të luftës dhe duhet të kufizojë varësinë e fermerëve europianë ndaj plehrave rusë,” u shpreh ndërkohë eurodeputetja Inese Vaidere, një mbështetëse e tarifave.

Lëvizja u dënua nga Rusia, sipas së cilës Evropa po dëmton veten.

“Do të kompensohemi përmes tregjeve në zona të tjera, por europianët, si gjithmonë, do të vazhdojnë të qëllojnë veten në këmbë,” tha zëdhënësi i Kremlinit, Dmitry Peskov.

E ndërsa projektligji që u miratua nga Parlamenti, ai do u kalojë për miratim përfundimtar shteteve anëtare, qeveritë e të cilave e kanë mbështetur idenë.

Grupi i fermerëve paneuropianë, Cpa Cogeca, u shpreh se ndërsa kostot e prodhimit ishin rritur, përdorimi i plehrave rusë që përdoren në bujqësi është shumë i favorshëm, si për çmimet, ashtu edhe për logjistikën.

BE-ja, ndërkohë, dëshiron që blloku të rrisë prodhimin e vet të plehrave për bujqësinë. Kjo lëvizje e Brukselit u mirëprit nga industria e këtyre produkteve.

“Koha po mbaron. Kemi tre vite që kemi kërkuar që të veprohet,” tha për agjencinë e lajmeve AFP një drejtore e prodhuesit norvegjez të plehrave që përdoren në bujqësi. Yara pranoi se shqetësimet e fermerëve europianë ishin legjitime, pasi me tarifat e reja ndaj Rusisë, çmimet e plehrave që përdoren në bujqësi mund të rriten nga 5 deri në 10 dollarë për ton për shkak të kostove të ndryshme logjistike, transmeton RTSH.

Brukseli ka argumentuar se në rast të një rritjeje të ndjeshme të çmimeve të këtyre produkteve, mund të heqë tarifat ndaj importeve nga Afrika e Veriut, Azia Qendrore, SHBA-ja apo Nigeria.



Read it all at Bota Sot