Mendon tërheqjen nga futbolli

- Bota Sot

Mendon tërheqjen nga futbolli

Renato Malota duket se po mendon tërheqjen nga futbolli.

Aktualisht mbrojtësit i përfundon kontrata në fund të këtij muaji dhe me shumë gjasa ish-futbollisti i Kukësit nuk pritet të rinovojë me Egnatian.

Kapiteni i rrogozhinasve mendon pensionimin dhe në këto kushte në Rrogozhinë kanë nisur punën për të mbajtur lojtarin në klub. Drjetuesit kanë menduar t’i japin atij një rol të ri në skuadër.

Saktësisht Malota mund të marrë rolin e drejtorit dhe të vihet në krah të Zenelajt. Një detyrë e re për kapitenin, i cili pritet të marrë mbi supe edhe ndërtimin e skuadrës gjatë kësaj merkatoje.

Gjithsesi ende 35-vjeçari nuk ka marrë vendimin përfundimtar për karrierën e tij, por sido që të jetë ajo, duket se e ardhmja pritet të vazhdojë te kampionët.



Read it all at Bota Sot