Dëshira e madhe e Elbasanit

- Bota Sot

Dëshira e madhe e Elbasanit

Sulmuesi shqiptar Armando Sadiku dje ka qenë në “Elbasan Arena” për të ndjekur nga afër duelin Shqipëri U17 dhe Gjermani.Këtë e ka bërë të ditur vetë mesfushori i Elbasanit, Orgest Gava.

Ky i fundit ka shpërndarë një foto në rrjetet sociale ku shihet nën shoqërinë e Sadikut dhe ish-futbollistit Endri Duka.

Armando u largua nga FC Goa dhe tashmë është gati për një aventurë të re.

Prej kohësh ai është në dëshirën e klubit të Elbasanit po pritet të shohim se çfarë do të ndodhë në vijim.



Read it all at Bota Sot