Frikë në qendrën stërvitore, të shtënat me armë zjarrin ndërpresin intervistën e ish-futbollistit të Barcelonës

- Bota Sot

Frikë në qendrën stërvitore, të shtënat me armë zjarrin ndërpresin intervistën e ish-futbollistit të Barcelonës

Ish mesfushori i Barcelonës, Filipe Kutinjo është përballur me një situatë shumë të vështirë.

Teksa po jepte intervistë me gazetarët e Globo në qendrën stërvitore Moacyr Barbosa, janë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri.

Sipas raportit të Globo, xhirimet u ndërprenë dy herë për shkak të të shtënave me armë në zonën Cidade de Deus, një lagje në Zonën Perëndimore të Rio de Janeiro ku ndodhet qendra sportive e klubit.

Ky moment është shpërndarë me shpejtësi në rrjetet sociale, me Kutinjon që buzëqesh, pothuajse të vetëdijshëm dhe të mësuar me episode të këtij lloji. 

Siç raportoi klubi ku ai luan, Vasko da Gama, zona është skenë e operacioneve të vazhdueshme policore dhe për këtë arsye një situatë e tillë është bërë pothuajse “normale”.

Rikujtojmë që Kutinjo ka luajtur për shumë vite në Europë, te disa skuadra të rëndësishme si Inter, Liverpul, Barcelona, Bajern Mynih, Aston Vila etj.



Read it all at Bota Sot