Pep Guardiola është paraqitur sot në konferencë për media para ndeshjes së fundit në këtë sezon në Premier League.
Guardiola u pyet nga gazetarët në lidhje me mbrojtësin anglez, Kyle Walker.
Walker do të rikthehet në Manchester City nga Milani dhe pastaj do të hulumtojë për klubin e ri. Kjo pasi Pepi sot ia mbylli derën përfundimisht.
“A do të rikthehet dhe të luajë me ne në Kupën e Botës për Klube? Shanse s’ka”, u përgjigj Pep Guardiola
Walker me Manchester Cityn ka kontratë deri në vitin 2026, por e ardhmja e tij është sa ma larg skuadrës nga Mançesteri.