Lojtarët më të mirë gjermanë duhet të luajnë te Bayern.
Ky ligj i pashkruar i futbollit vijon të jetë normë në Bundesligë. Bayern zakonisht merr më të mirët dhe kjo ndihmon në suksesin e kombëtares gjermane.
Me këtë moto u fitua Kampionati Botëror 2014, kur bavarezët triumfuan në Brazil duke formuar boshtin e kombëtares së “Pancerave”. Ky ka qenë një objektiv i Uli Hoeness ndër dekada dhe sivjet po tenton të njëjtën gjë.
Bayern në sezonin e ardhshëm do të ketë boshtin e kombëtares gjermane. Aktualisht ka Neuer, Kimmich, Goretzka, Pavlovic, Sane, Gnabry dhe Musiala. Po transferohen edhe dy të tjerë, Tah dhe Wirtz nga Bayer Leverkusen.
Me pak fjalë, 7 nga 11 lojtarë formacioni janë lojtarë kryesorë të Gjermanisë, fiks një vit para Kampionatit Botëror 2026 në SHBA. A do të ketë sukses kjo manovër historike?