Nga fundi i majit, Kosova mikpritëse e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak

- Bota Sot

Nga fundi i majit, Kosova mikpritëse e ushtrimit më të madh ndërkombëtar ushtarak

Republika e Kosovës do jetë nikoqire e ushtrimit më të madh ndërkombëtar, të drejtuar nga ushtria e Shteteve të Bashkuara të Amerikës për Evropë dhe Afrikë “Defender Europe 25”.

Sipas Ministrisë së Mbrojtjes, ky ushtrim do të mbahet nga data nëjzet e gjashtë maj deri më nëntë qershor dymijë e njëzet e pesë.

“Gjatë kësaj periudhe kohore, do ketë lëvizje të konvojeve nga vendbazimet e Forcës së Sigurisë së Kosovës në drejtim të rajonit të Gjakovës, saktësisht Aeroportit të Gjakovës dhe poligonit ushtarak në Babaj të Bokës. Kjo lëvizje do të realizohet me qëllim të ekzekutimit të ushtrimit ndërkombëtar “Defender Europe 25”, prandaj kërkojmë mirëkuptimin e qytetarëve gjatë periudhës së zhvillimit të ushtrimit”, thuhet në njoftimin e Ministrisë së Mbrojtjes.

Sipas njoftimit, Forca e Sigurisë së Kosovës përmes ekzekutimit të këtij ushtrimi do të tregojë gatishmërinë operacionale dhe shkallën e ndërveprueshmërisë luftarake me vendet partnere dhe të rajonit, përfshirë Shtetet e Bashkuara të Amerikës, Shqipërinë, Kroacinë, Maqedoninë e Veriut dhe Bullgarinë.



Read it all at Bota Sot