Elvis Rexhbeçaj mbetet pa trajner

- Bota Sot

Elvis Rexhbeçaj mbetet pa trajner

Mesfushori i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj ka mbetur pa trajner.

Kjo pasi skuadra gjermane, Augsburg ka njoftuar shkarkimin e trajnerit, Jess Thorup.

Kjo nuk është e tëra, pasi bashkë më trajnerin është shkarkuar edhe drejtori sportiv i klubit, Marinko Jurendic.

Ky vendim vjen pasi drejtuesit e Augsburgut bën vlerësimin e sezonit të kaluar, ku duket se nuk përmbushen objektivat e klubit.

Skuadra gjermane ku luan futbollisti i Kosovës, Elvis Rexhbeçaj, e mbylli sezonin duke përfunduar në vendin e 12-të në tabelën e Bundesligës, me 43 pikë të grumbulluara.



Read it all at Bota Sot