Haraçinasit do ta “pushtojnë” Kavadarin!

- Bota Sot

Haraçinasit do ta “pushtojnë” Kavadarin!

Këtë të shtunë (24 maj), të gjitha rrugët të çojnë për në qytetin e Kavadarit, ku do të vendoset fati i KF Shkëndija nga Haraçina, e cila do të përballet me ekipin e Osogovës nga Koçani, në ndeshjen e play-off për inkuadrimin e shumëdëshiruar në Ligën e Dytë.

Në Haraçinë dhe më gjerë ka nisur mobilizimi për ditën e shtunë, në mbështetje të KF Shkëndija kur ajo ka më shumë nevojë.

Lojtarët e Shkëndijës janë të motivuar, të përqendruar dhe të gatshëm për ndeshjen më të rëndësishme të këtij sezoni. Ata e dinë se sa shumë do të thotë kjo ndeshje për klubin, për Haraçinën dhe për të gjithë “Çlirimtarët” besnikë.

Ata do të luftojnë me zemër, dëshirë dhe krenari për ta rikthyer Shkëndijën aty ku ishte dikur, në Ligën e Dytë.

Sipas informacioneve që ka siguruar Open-TV, deri tani janë siguruar 5 autobusë, ndërsa priten edhe pesë të tjerë, pastaj shumë të tjerë me makina private do të udhëtojnë drejt Kavadarit. Në tribunë priten 3000 “Çlirimtarë”.

Nesër do të “pushtohet” Kavadari nga dashamirë të Shkëndijës në betejën për hyrje në Ligën e Dytë, e cila do të fillojë nga tribunat me mbështetjen e tifozëve për lojtarët gjatë gjithë ndeshjes.

Të shtunën, haraçinasit dhe jo vetëm presin fitore të Shkëndijës dhe rikthim në ligën e dytë të Maqedonisë.



Read it all at Bota Sot