Gazetari italian: Inzaghi është trajner Kupe, jo për kampionat

- Bota Sot

Gazetari italian: Inzaghi është trajner Kupe, jo për kampionat

Interi nuk ka arritur dot të fitojë titullin kampion në Serinë A, teksa barazoi ndaj Lacios në javën e parafundit, duke humbur shansin e artë të përfitimit nga gabimi i Napolit ndaj Parmës.

Në javën e fundit, Napoli nuk mund të gabonte duke fituar 2-0 dhe duke ngritur lartë titullin. 

Drejtori i Tuttosport, Guido Vaciago ka bërë një analizë të veçantë për Interin.

“Po, është e vërtetë. Napoli e donte shumë titullin, gjithmonë, Interi e hodhi titullin.

E hodhi në Bolonjë, e hodhi në Parma, por edhe kundër Milanit dhe Romës, ose nëse duam të jemi pervers, kundër Juventusit në San Siro, kur ajo ndeshje e cmendur rrëshqiti nga një 5-2 e mundshme në një 4-4 për vetëm disa minuta me Yildiz.  

Inzaghi është trajner i frikshëm dhe do të ishte cmenduri të flisnim për cilësitë e tij, edhe nëse do ta mbyllte sezonin pa titull, por është kampionati i dytë që ka humbur, i pari me Milanin në 2022 dhe kjo nuk është një provë, por të paktën një shenjë se Inzaghi është trajner për të fituar Kupa, jo kampionat”, tha Inzaghi.



Read it all at Bota Sot