Presidenti i Bayern Munich, Herbert Hainer, ka pranuar se Florian Wirtz nuk do të bashkohet me kampionët e Gjermanisë.
Këtë deklaratë, Herber e bëri gjatë ditës së shtune, ku pranoi humbjen e garës për transferimin e Wirtz.
Ai tha se këtë informatë e ka marr nga drejtori sportiv i Bayern Munich, Max Eberl.
Sipas raportimeve nga Fabrizio Romano, Florian Wirtz karrierën do ta vazhdoj në Liverpul, e këtë e ka konfirmuar edhe presidenti i Bayern Munich.
“Max Eberl më informoi se Florian Wirtz ndoshta po anon nga Liverpooli.”, ka deklaruar Herbert Hainer.