Viktor Orban në telashe të mëdha, rivali i tij rrit epërsinë në sondazhe

- Bota Sot

Viktor Orban në telashe të mëdha, rivali i tij rrit epërsinë në sondazhe

Partia Fidesz, e udhëhequr nga kryeministri hungarez Viktor Orban, mund të gjendet në telashe të mëdha vitin e ardhshëm për faktin se partia më e madhe opozitare, Tisza, po rrit epërsinë e saj në sondazhe.

Sipas një sondazhi të portalit Europe Elects, Fidesz është vetëm 36% e popullarizuar në mesin e qytetarëve hungarez, që është një rënie prej 19% në krahasim me situatën e disa viteve më parë, kur ishte partia më e njohur në Hungari.

Nga ana tjetër, edhe pse u formua vetëm katër vjet e gjysmë më parë, partia Tisza, e udhëhequr nga Peter Magyar, tani ka arritur deri në 43% në sondazhet e fundit, rezultati i tyre më i mirë deri më sot.

Kur marrim parasysh gjithashtu se partia DK, ose Koalicioni Demokratik, ka mbështetje 9%, këto rezultate mund të krijojnë një problem të madh për Orbanin.

Bëhet e ditur se kryeministri hungarez është në pushtet në këtë vend që nga viti 2010.

Orban dhe Fidesz kanë nisur një konfrontim të hapur me grupet që i konsiderojnë armiqtë e tyre politikë.

Megjithëse Fidesz vazhdoi të fitonte zgjedhjet në Hungari, sistemi i qeverisjes së Orbanit, të cilin ai e quajti një “demokraci joliberale”, krijoi një hapësirë ​​për një parti më të fortë opozitare dhe Magyar, një ish-anëtar i partisë më të madhe të Hungarisë, përfitoi prej tij.

Ndryshe, që nga viti 2020, partia e tij Tisza ka pasur një rritje të vazhdueshme dhe ka mundësi ta marr qeverinë në prill të vitit të ardhshëm, kur do të mbahen zgjedhjet parlamentare në Hungari.



Read it all at Bota Sot