Napoli vazhdon të shtyjë fort për të arritur te Kevin De Bruyne. Klubi “axurr”, sapo shpallur kampion i Italisë për herë të katërt në histori, i ka paraqitur një ofertë zyrtare yllit belg, i cili do të largohet nga Manchester City me parametër zero. Presidenti Aurelio De Laurentiis e ka konfirmuar personalisht interesimin e madh të Napolit për De Bruyne.
Detajet e ofertës për De Bruyne:
Bonus në momentin e firmës – Sipas raportimeve të gazetarit Matteo Moretto, Napoli i ka ofruar përfaqësuesit të De Bruyne një bonus prej 10 milionë eurosh në momentin që nënshkruan kontratën.
Kohëzgjatja e kontratës – Kontrata do të jetë dyvjeçare me opsion për një vit të tretë, që do të thotë se belgu mund të qëndrojë në Napoli deri në verën e vitit 2028.
Paga:
6 milionë euro neto në sezon për dy vitet e para
5 milionë euro në sezon nëse aktivizohet vitin e tretë
Operacioni total – Në total, operacioni kap vlerën e 27 milionë eurove (bonus + pagë), një ofertë shumë e fortë për të bindur mesfushorin belg.
Fjalët e De Laurentiis – “Qëllimi ynë është ta marrim, por duhen dy palë për ta bërë këtë”, – ka deklaruar presidenti i Napolit për “Il Mattino”.
De Bruyne i hapur për transferimin – Sipas “Sky Sport”, De Bruyne ka dhënë pëlqimin e tij për kalimin te Napoli, ditët në vijim pritet që përfaqësuesit e tij të zbresin në qytet për të finalizuar marrëveshjen. Madje, po kërkohet edhe një vilë në Napoli ku familja e tij do të jetojë.
Nëse transferimi realizohet, De Bruyne do të jetë goditja më e madhe në historinë moderne të Napolit, një sinjal i qartë se projekti i Antonio Contes dhe De Laurentiis është ambicioz dhe serioz.