Tardelli këshillon Juventusin

- Bota Sot

Tardelli këshillon Juventusin

Marco Tardelli, legjenda e Juventusit, ka analizuar të tashmen dhe të ardhmen e klubit bardhezi në një intervistë për “Gazzetta dello Sport”, duke u ndalur fillimisht te trajneri aktual Igor Tudor:

“Tudor është treguar trajner i mirë dhe i besueshëm, por nëse ke mundësinë të marrësh Conte, atëherë mos hezito… Antonio është më i strukturuari për të fituar kampionatin. E tregoi edhe këtë vit me Napolin”.

Sa iu përket bazave për rindërtimin e skuadrës, Tardelli e nis nga emri më i përmendur i sezonit: “Do ta nisja patjetër nga Yildiz, është një nga të preferuarit e mi. I ri, me cilësi dhe me shumë hapësirë për t’u përmirësuar. Më pëlqen edhe Koopmeiners. Këtë sezon e penalizuan ambientimi i vështirë dhe dëmtimet, por meriton një shans tjetër”.

Në lidhje me të ardhmen e skuadrës bardhezi, Tardelli shtoi: “Duhet parë kush do të largohet, si Conceição, Kolo Muani, Veiga… Dhe pastaj çfarë do të ndodhë me Vlahovic. Nëse largohet sulmuesi serb, duhet patjetër një zëvendësues”.

Për repartin ofensiv, përmendet emri i Osimhen si kandidat për të zëvendësuar serbin, por Tardelli është i qartë: “Osimhen është sulmues i mirë, di të shënojë, por edhe ai ka nevojë për skuadrën. Ashtu si Vlahovic. Më mirë sesa Osimhen, në Juventusin e së ardhmes unë do të shihja vetë Vlahovic. Thjesht duhet ndihmuar më shumë”.

Në fund, një ide për mesfushën: “Do i jepja prioritet Tonalit. Një lojtar i shkëlqyer, italian, do ishte goditje e nivelit të lartë”.



Read it all at Bota Sot