Sot, zyrtarisht do të dihet se Besa e Dobërdollit apo Bashkimi i Kumanovës do të janë pjesë e elitë së futbollit të Maqedonisë së Veriut për edicionin 2025-2026.
Ndeshja luhet sot në orën 17:00. në Kavadar.
Fituesi i këtij dueli do të luajë në elitën e futbollit, ndërsa humbësi në ligën e dytë.
Besa përfundoi në vendin e 10-të në elitë, ndërsa Bashkimi ishte i treti në ligën e dytë, duke fituar kështu të drejtën për këtë ndeshje play-off-i.
Sigurisht, kjo do të jetë ndeshja e vitit për të dyja ekipet.