Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

- Bota Sot

Rafinja: Dua ta mbyll karrierën te Barcelona

Barcelona njoftoi të enjten zgjatjen e kontratës me sulmuesin e krahut, Rafinja, edhe për një sezon tjetër.Kontrata e tij tani përfundon në vitin 2028 dhe jo në vitin 2027.

Sulmuesi brazilian, një lojtar i rregullt për Hansi Flik, shprehu kënaqësinë e tij për këtë rinovim në deklaratat për mediat e klubit. Anësori shprehu dëshirën e tij për ta përfunduar karrierën me ekipin blaugrana.

NDJESIA – “Kam folur me presidentin… të gjithë njerëzit përgjegjës më kanë besuar për herë të dytë dhe kjo është shumë e këndshme dhe shumë e veçantë për mua.

Ndihem si një nga ju për një vit tjetër… Jam shumë i lumtur. Kam arritur një qëllim personal. Shpresoj të vazhdoj t’u sjell shumë gëzim tifozëve tanë. Siç ia kam thënë familjes sime, ëndrra ime është të jem këtu deri në fund të karrierës sime dhe shpresoj ta bëj këtë duke luajtur në formën time më të mirë”.

PARAQITJA – “Do të jepja gjithçka për këtë fanellë, gjithmonë do të jepja më të mirën time, në çdo seancë stërvitore dhe ndeshje. Në disa ndeshje nuk jam aq i mirë… por dëshira për të fituar me këtë fanellë është gjithmonë objektivi kryesor, dhe të jap më të mirën time për të ndihmuar ekipin”.

PËRGJEGJËSIA – “Unë jam babai, kapiteni, xhaxhai që duhet të jem më i përgjegjshëm sesa kur erdha. Jo se nuk isha… por vitet kalojnë dhe bëhesh më i pjekur. Jam pjekur shumë që kur erdha këtu. Dhe mund të bëj akoma më shumë, me ndihmën e të gjithëve. Shpresoj të bëhem një futbollist më i mirë dhe një njeri më i mirë”.

GOLAT – “Shpresoj të vazhdoj të shënoj shumë gola, të jap shumë asiste dhe të fitoj shumë tituj me këtë fanellë.

Qëllimi im personal është të fitoj tituj çdo vit dhe të dal të shoh tifozët e lumtur për atë që kemi bërë. Dua t’u sjell gëzim tifozëve dhe njerëzve në klub.

Gjithmonë ka qenë qëllimi im të fitoj shumë tituj me këtë fanellë; ka qenë që kur kam ardhur dhe është ende”.

STADIUMI I RINOVUAR – “Mezi pres të kthehem. Që nga dita që u larguam, kam dashur të kthehem. Duke parë tifozët tanë atje. Është shtëpia jonë. Ne gjithmonë duam të jemi atje”.



Read it all at Bota Sot