Leonardo Spinacola ka zgjedhur 3 ndeshjet, në të cilat Napoli e kuptoi që këtë sezon mund të ngrinte titullin kampion dhe u largua prej tyre më i fortë dhe me bindje që mund të shkonin deri në fund të këtij rrugëtimi magjik.Mbrojtësi italian thotë se duelet vendimtare sigurisht që kanë qenë ato me rivalët që ishin në krye.
“Është diçka e jashtëzakonshme. Një festë e çmendur për këtë titull nga të gjithë tifozët napolitanë.
Mendoj se 3 kanë qenë ndeshjet, kur kemi besuar dhe kemi menduar që ky është titulli ynë.
Fitoret kundër Atalantës dhe Juventusit, por edhe ndeshja ndaj Interit.
Ato na dhanë forcë dhe besim që sigurisht që duhet të besonim”, ka thënë Spinacola.