Ademi, Iljazi dhe Jahja në kërkim të sfidave të reja pas aventurës me Voska Sport

- Bota Sot

Ademi, Iljazi dhe Jahja në kërkim të sfidave të reja pas aventurës me Voska Sport

Pas përfundimit të sezonit dhe tërheqjes së Voska Sport nga elita e futbollit vendor, tre futbollistë Ilirid Ademi, Ardit Iljazi dhe Abdylhadi Jahja janë në kërkim të një kapitulli të ri në karrierat e tyre.

Sulmuesi Ilirid Ademi dhe mbrojtësi i djathtë Ardit Iljazi, të dy nga Gostivari, tashmë janë lojtarë të lirë pas përfundimit të aventurës së tyre me skuadrën nga Ohri. Ata kanë dhënë kontribut të vlefshëm gjatë sezonit të fundit dhe janë të vendosur të vazhdojnë rrugëtimin e tyre në një ambient të ri.

Në të njëjtën situatë gjendet edhe futbollisti tjetër Abdylhadi Jahja, një tjetër lojtar me potencial i cili tashmë është i hapur ndaj ofertave të reja dhe i gatshëm për të marrë pjesë në një projekt sportiv që përputhet me ambiciet e tij profesionale.

Treshja Ademi, Iljazi dhe Jahja do të jenë emra interesantë në merkaton e verës për klubet që kërkojnë përforcime cilësore në formacionin e tyre.



Read it all at Bota Sot