Aventurës së Federico Chiesa te Liverpool i ka ardhur fundi, italiani pritet të rikthehet në Serie A, por këtë herë në një ambient të ri. DAZN raporton se është klubi i Milanit që ka nisur kontaktet e para me Liverpool për të finalizuar transferimin e Chiesa-s.
Propozimi i Milanit për Liverpool është huazim me detyrim blerjeje, por kampioni i Anglisë nuk është shumë i bindur dhe kërkon shitjen përfundimtare të 27-vjeçarit.
Vetë dëshira e lojtarit është të rikthehet në Serie A, me qëllim të jetë në formën optimale për Kupën e Botës 2026, që do mbahet verën e ardhshme, pasi te Liverpool ka pasur shumë pak minuta në dispozicion.
Përveç Milanit, për Chiesa-n interesohen edhe Roma dhe Fenerbahce, por për momentin duket se më të avantazhuar për transferimin e tij janë kuqezinjtë.