Manchester City dëshiron që Ederson të qëndrojë në klub edhe sezonin tjetër, ndërkohë që interesimi i Gallatasaraj për portierin brazilian është shtuar.
Edhe pse klubi turk është i bindur për një marrëveshje verbale me agjentin e lojtarit asgjë nuk është e mbyllur.
Te City ende nuk ka pasur ndonjë qasje nga Gallatasaraj dhe ata nuk duan që portieri i tyre numër 1 të largohet. Ederson tha publikisht gjatë turneut të tyre para sezonit se “e ardhmja ime është këtu dhe atë kohë raportet për një largim ishin “99% lajme të rreme“.
Trajneri Pep Guardiola gjithmonë ka thënë se nëse një lojtar kërkon të largohet, ai nuk do t’i pengonte, por në rastin e Ederson situata ndryshon. Portieri ndodhet te kjo skuadër që kur ka ardhur trajneri spanjoll dhe ata i kanë fituar së bashku të gjitha trofetë.
Ederson është një nga njerëzit e besuar të Guardiola, që e ka promovuar si kapiten të skuadrës. Gjithsesi, mes pasigurisë mbi të ardhmen e Ederson dhe Stefan Ortega, te City mbetet në bisedime për rinovimin e mundshëm të portierit të Burnley, James Trafford.
Skuadra e Manchester City ka një klauzolë riblerjeje prej 40 milionë eurosh në kontratën e tij, pasi e shiti atë te Burnley në vitin 2023. Gjithsesi, gjithçka do të varet nga ajo që do të bëjë Ederson, nëse do të pranojë të shkojë në Turqi apo jo.