Çavi Simons është sërish në qendër të spekulimeve lidhur me një transferim të mundshëm te Bajerni, por sipas informacioneve aktuale, duket se çështja po trajtohet me më shumë bujë sesa e meriton realisht. Në javët e fundit, emri i mesfushorit ofensiv është përmendur shpesh në lidhje me një kalim të mundshëm në Mynih.
Madje, disa raportime sugjeronin se vetë lojtari po anonte drejt një transferimi te Bajerni.
Megjithatë, sipas burimeve të afërta me situatën, një lëvizje konkrete nuk është aktualisht në horizont për 22-vjeçarin.
Pra, ndonëse emri i Çavi Simons vazhdon të përflitet në media, një kalim te Bajerni nuk është në faza serioze për momentin dhe duket më shumë si spekulim sesa një pistë reale. Sipas një raporti të publikuar nga portali anglez “CaughtOffside”, interesimi i Bajernit për Simons është real, por jo si prioritet kryesor.