Katër ekipet e Kosovës që garojnë në Evropë

- Bota Sot

Katër ekipet e Kosovës që garojnë në Evropë

Edhe këtë edicion do  të jenë katër ekipe kosovare që do ta përfaqësojnë Kosovën, në arenën ndërkombëtare.

Drita, si kampione, do të garojë nga raundi i parë, në kualifikimet për Ligën e Kampionëve.

Kurse, Ballkani nga vendi i dytë, do ta fillojë kampanjën evropiane nga rrethi i dytë eliminator në UECL.

Ndërkohë, Malisheva, e pozicionuar si e treta në tabelë, do të luajë në raundin e parë të kualifikimeve në Ligën e Konferencës.

Teksa skuadra e katërt është Prishtina që triumfoi në Kupën e Kosovës ndaj Llapit.

Prishtinasit do të nisin aromën evropiane pas disa vite mungesë në kualifikimet në Ligën e Evropës.

Kryeqytetasit do të fillojnë nga raundi i parë i kualifikimeve të kësaj gare.



Read it all at Bota Sot