Besa tronditet, merret vendim i rëndë

- Bota Sot

Besa tronditet, merret vendim i rëndë

Besa e Dobërdollit bie nga elita e futbollit të Maqedonisë së Veriut.

Besa ka pësuar humbje me rezultat 2:0 nga Bashkimi i Kumanovës, në ndeshjen e play-off-it që u luajt sot në Kavadar para rreth 5 mijë shikuesve.

Pronarët e klubit marrin vendim të rëndë, tërhiqen nga garat.

“Pronarët e klubit Besa 1976 njoftojnë dorëheqjen nga drejtimi i ekipit të parë. Akademia mbetet fokusu i vetëm!

Pas një periudhe të gjatë angazhimi, përkushtimi dhe sakrifice për klubin tonë të zemrës, është marrë vendimi që nga sot e tutje ekipi nuk te garojë as në Ligën e dytë të RMV, fokusi do të jetë i përqendruar vetëm te akademia.

Falënderojmë të gjithë lojtarët, trajnerët. Në këtë moment ndarjeje, ndjejmë detyrimin dhe dëshirën të falënderojmë nga zemra çdo tifoz që na ka mbështetur, në të mirë e në të vështirë, çdo lojtar që ka veshur fanellën, trajnerët dhe stafin teknik, bashkëpunëtorët, sponsorët, dhe çdo individ që ka dhënë kontributin më të vogël apo më të madh në rrugëtimin tonë”, njofton KF Besa.



Read it all at Bota Sot