Presidentja e Komisionit Evropian, Ursula von der Leyen, ka pasur një bisedë telefonike me Presidentin amerikan, Donald Trump, ku ka kërkuar më shumë kohë, deri më 9 korrik, për të arritur një marrëveshje tregtare të favorshme.
Në një postim në rrjetet sociale, von der Leyen theksoi se komunikimi mes Bashkimit Evropian dhe Shteteve të Bashkuara ishte “i mirë” dhe se ky ishte një hap pozitiv në drejtim të përmirësimit të marrëdhënieve tregtare.
“Bashkimi Evropian dhe Shtetet e Bashkuara ndajnë marrëdhënien tregtare më të rëndësishme dhe më të ngushtë në botë.
Evropa është e gatshme të përshpejtojë bisedimet shpejt dhe me vendosmëri,” shkruante ajo, duke shtuar se për të arritur një marrëveshje të mirë, “do të na duhet më shumë kohë deri më 9 korrik”.